Fillimi

TestDaF

Testi "Gjermanishtja si Gjuhë e Huaj" – shkurt: TestDaF – është një provim ndërkombëtar për të gjithë ata, të cilët tanimë kanë njohuri të mira të gjuhës gjermane dhe dëshirojnë t`i testojnë ato. 

Kush dëshiron të studiojë në një universitet apo shkollë të lartë gjermane është i obliguar të dëshmojë njohuri të mjaftueshme të gjuhës gjermane. Kjo dëshmi mund të paraqitet me anë të TestDaF. Zakonisht për regjistrim mjafton shkalla e nivelit të katërt e TestDaF.  

Provimi TestDaF zhvillohet dhe vlerësohet në mënyrë qendrore sipas standardeve të rrepta të Institutit TestDaF në Bochum. Të gjithë pjesëmarrësit e provimit i nënshtrohen detyrave dhe pyetjeve të njejta. 
Arritshmëria e provimit vlerësohet nga punonjësit e specializuar. 

Rezultatet e katër pjesëve të provimeve vlerësohen secila sipas këtyre tri shkallëve:

  • TestDaF- shkalla e nivelit 3 (TDN 3)
  • TestDaF- shkalla e nivelit 4 (TDN 4)
  • TestDaF- shkalla e nivelit 5 (TDN 5)

Këto nivele korrespondojnë me nivelet B2 deri C1 të Kornizës Referencë të Përbashkët Evropiane për Gjuhët nga Këshilli Evropian.

Informata të hollësishme rreth provimeve gjeni në faqën e internetit të Institutit TestDaF: www.tesdaf.de

Copyright ©2014, slzprishtina.org