Fillimi

Tani edhe në Prishtinë

Interesoheni për Gjermaninë dhe për gjuhën gjermane?

Po kërkoni një mundësi për të mësuar gjuhën gjermane në mënyrë interesante dhe efikase?
Dëshironi t'i testoni njohuritë tuaja mbi gjuhën gjermane?
Atëherë tek ne jeni në vendin e duhur.

Ne ju ofrojmë:

• mësim cilësor të gjuhës gjermane (si gjuhë e huaj) me metodat më të fundit të mësimdhënjes dhe me materialet aktuale nga Gjermania.     
• provime të Institutit Goethe të njohura ndërkombëtarisht.

Qendra për Mësimin e Gjuhës është partner zyrtar i bashkpunimit i Institutit Goethe në Selanik, që është një nga filialet e qendrës së Institutit Goethe në München, i cili vepron në mbarë botën.
Sistemi ynë i mësimdhënjes dhe provimet tona gjuhësore i përshtaten kornizës së përbashkët të referencave evropiane për mësimdhënje, si dhe standardeve të cilësisë së Institutit Goethe.

Së shpejti do të ketë: 

• trajnime për mësimdhënës
• ngjarje rreth gjuhës dhe kulturës gjermane - klube të rregullta të komunikimit dhe mbrëmje të filmit, festa dhe ahengje, ditë të dyerve të hapura etj.
• informata mbi gjuhën gjermane dhe Gjermaninë
• këshillim rreth mësimit
• kurse përgatitore për provime të ndryshme të gjuhës gjermane si gjuhë e huaj.
 
Mësimdhënësit tonë simpatikë, të trajnuar rregullisht dhe me shumë përvojë, një atomsferë familjare, si dhe shërbimi jonë miqësor e dallojnë shkollën tonë. Ne i japim rëndësi mësimit individual dhe komunikativ.

Copyright ©2014, slzprishtina.org